Uashingtoni po bën presion mbi Kievin zyrtar që të kryejë gjakderdhje masive në Donbas, që do të thotë se është bashkëpjesëmarrës në vrasje, deklaroi sot zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova. “Me dhënien e armës autoriteteve në Kiev, SHBA-ja në fakt po u bën presion që të vazhdojnë me gjakderdhjen masive në Donbas, edhe pse ky rajon është në majën e katastrofës për shkak të bombardimit të vazhdueshëm nga ana e forcave nën kontroll të Kievit. Uashingtoni me këtë bëhet bashkëpjesëmarrës në vrasje”, theksoi Zaharova. Sipas saj, vendimi i Uashingtonit që të aprovojë shitje të sistemeve snajperiste për Kievin është dëshpërim i madh. Ajo në konferencën e sotme për shtyp tha se mbikëqyrësit ushtarak rusë do t’i braktisin grupet e përbashkëta për kontroll të armëpushimit për shkak të gatishmërisë së Kievit me përdorimin e forcës që ta zgjidhë krizën në pjesët lindore të vendit. Paraprakisht këtë javë, Ministria ruse u bëri thirrje personave zyrtarë të cilët kanë punuar në Qendrën e përbashkët për kontroll dhe koordinim në Ukrainë, duke e akuzuar palën ukrainase se po e obstruon punën e tyre dhe ua kufizon qasjen deri te froni. Duke folur për sanksionet të cilët SHBA-ja i vendosën kundër pesë qytetarëve të Rusisë dhe Çeçenisë, Zaharova deklaroi se janë “groteske dhe të pabaza” dhe Moska do t’ua kthejë me përgjigje identike.