Atalanta, 29 qershor – Në SHBA, të paktën 38.845 raste të reja me koronavirus janë raportuar në 24 orët e kaluara, duke shkaktuar vdekjen e 264 personave, me çka ka shkuar numri i përgjithshëm i të infektuarve në 2.548.996 dhe i vdekjeve në 125.804, sipas të dhënave të Universitetit Xhons Hopkins.
Zvogëlim i numrit të të infektuarve është raportuar në vetëm dy shtete – Konektikat dhe Roud Ajlend, ndërsa rritje ka tek 36 shtete tjera, me gjendjen veçanërisht shqetësuese në Florida, për të cilën ekspertët thonë se mund të bëhet burim i ri i infeksionit. Autoritetet në Florida dhe shtetet e tjera të SHBA-s kanë paralajmëruar rritje të numrit të infektuarve tek popullata e të rinjve.
Në Floridë dje u konfirmuan 9.585 raste të reja të infeksionit Kovid-19, rritja më e madhe ditore në këtë vend që nga fillimi i pandemisë.