Ankara, 5 mars – Ambasada e SHBA-së në Ankara sot do të jetë e mbyllur për shkaqe sigurie, njoftoi misioni diplomatik amerikan.
Ambasada do të punojë vetëm për raste urgjente, ndërsa intervistat për dhënie të vizave dhe shërbime tjera rutinore janë anuluar. Ambasada në mënyrë plotësuese do të publikojë se kur sërish do të fillojë me punë.
Ndërkohë, autoritetet lokale në Ankara njoftuan se në gjithë qytetin janë përforcuar masat e sigurisë që të pengohen sulme eventuale terroriste.
Mediat turke njoftojnë se autoritetet e qytetit kanë marrë sinjal nga Ambasada amerikane në Ankara për sulme të mundshme terroriste ndaj nëpunësve të Ambasadës ose amerikanë të cilët jetojnë në kryeqytetin e Turqisë.
Partia Punëtore Kurde dhe “Shteti Islamik” në vitin 2015 dhe 2016 kanë kryer disa sulme terroriste në Ankara, në të cilët jetën e humbën shumë ushtarë, dhe disa të tjerë u lënduan. Mediat turke përkujtojnë se vitin e kaluar në Ankara nuk ka pasur incidente të tilla.