Madrid, 27 mars – Qeveria e SHBA-së nuk ka pasur asgjë me hyrjen në Ambasadën e Koresë së Veriut në Madrid, kumtoi zëdhënsëi i Stejt Departamentit amerikan Robert Paladino.
Gjykata spanjolle paraprakisht akuzoi tre persona me origjinë nga SHBA-ja, Meksikoja dhe Koreja e Jugut, se kanë qenë pjesë e grupit prej dhjetë personave të cilët kanë hyrë në Ambasadën e Koresë së Veriut në shkurt të këtij viti.
Gjkatësi i Gjykatës Kombëtare Hose de la Mata bëri të ditur se janë gjetur dëshmi për shumë vepra penale, duke e përfshirë hyrjen në posedim privat, vjedhje, kërcënime dhe të tjera, ndërsa të cilat i ka kyrer “organizatë kriminale”. Ai shtoi se kryerësit dokumentet e e vjedhura ia kanë ofruar Byrosë Hetimore Feerale Amerikane (FBI).
Hyrja në Ambasadën e Koresë së Veriut ka ndodhur më 22 shkurt, ndërsa kyrerësit kanë vjedhur kompjuterë dhe dokumente pasi e kanë lidhur personelin e Ambasadës.
Më shumë grupe përms Internet e kanë marrë përgjegjësinë për hyrjen.