Që nga ndërrimi i pelenave tek fshirja e lotëve për të paguar faturat e majme, të risësh një familje nuk është e lehtë. Dhe duket se kjo sfidë është më e vështirë nëse jeton në Shtetet e Bashkuara. SHBA është cilësuar si vendi më i keq për të qenë prind, sipas një raporti të Expert Market, i cili tregon se vendi më i fuqishëm në botë është gjithashtu dhe vendi më i keq për të rritur një familje, i ndjekur pas nga Meksika, Kosta Rika dhe Kanadaja. Expert Market ka publikuar dy lista, 10 vendet më të mira për prindërim dhe 10 më të këqijat, për balancën punë-jetë për të rritur familje dhe për të qenë prind. Dhe më të mirat janë vendet skandinave, Finlanda dhe Estonia të ndjekura pas nga Austria. 37 vendet që u zgjodhën për këtë raport ishin ato me performancë të dobët të balancës pune-jetë, i cili bazohej në pushime të paguara, mungesën e lejes së lindjes dhe mundësisë së pushimit dhe për baballarët.