Uashington, 20 shtator – SHBA në nëntor i hapin kufijtë për udhëtarët që tregojnë dëshmi për vaksinim të plotë, njoftuan sot nga administrata e Uashingtonit.
Me këtë hiqen masat për ndalesë për hyrje të turistëve, udhëtarët e biznesit dhe kategorive tjera pa shtetësi amerikane ose qëndrim legal të vendosur me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Me zbutjen do të mundësohet bashkimi i serishëm i familjeve të ndara për shkak të pandemisë dhe do të mundësohet vënia e lidhjeve biznesore, njofton Nju Jork Tajms.
Shtetas të huaj që do të tregojnë dëshmi për taksnim të plotë para së të hipin në aeroplan do të mund të fluturojnë për SHBA, ka deklaruar sot Xhef Zinc, koordinator në Shtëpinë e Bardhë për çështje të pandemisë.
“Udhëtimet ndërkombëtare janë kritike për lidhshmëri të familjeve dhe miqve, zhvillimin e bizneseve të mëdha dhe të vogla dhe promovimin e shkëmbimit të hapur të ideve dhe kulturave”, tha Zinc.
Më shumë se një vit fluturimet nga disa vende evropiane, Iran dhe Kinë deri në SHBA u pezulluan.