Timothy Less hulumtuesi kryesor në Institutin e Gjeopolitikës dhe Strategjisë së Lartë në Universitetin e Cambridge në Mbretërinë e Bashkuar është i mendimit se pavarësisht dëshirës së presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden, atij do t’i duhet të punoj brenda parametrave të realitetit të ri në Ballkan dhe jo sipas atij të viteve të 90’ta kur Biden i kishte formësuar bindjet e tij për Ballkanin. Less ka dyshim në logjikën strategjike të administratës së Biden që pritet, ai shtoi edhe se kjo administratë e Biden do ta zbuloj se nëse nuk vazhdon qasjen e administratës paraardhëse të Trump do të dështoj në Ballkan, transmeton Gazeta Metro.
Çka është me rëndësi në politikën ndërkombëtare nuk është ajo çka dëshiron një lider por ajo që i nevojitet ta bëjë për të ruajtur interesat themelore të kombit të tij. Kuptimi i kësaj është çelësi i kuptimit të ndikimit në qasjen politike ndaj Ballkanit të fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Nuk ka vend për shumë mëdyshjes se administrata e ardhshme e Biden do të dëshironte të anulonte katër vitet e fundit të politikave amerikane, të karakterizuar me një afrim të Serbisë dhe shtrëngim të shqiptarëve të Kosovës, një qëndrim elastik ndaj kufijve dhe në dukje mospërfillje për reputacionin e diplomatëve të SHBA’së që krijuan ujdinë momentale në rajon. Pohimet e fundit të Biden se Serbia duhet të pranoj Kosovën me kufirin ekzistues, lajkat e tij ndaj votuesve shqiptarë dhe boshnjak në SHBA dhe përkujtimi i tij rishtas për masakrën e kryer nga serbët e Bosnjës në Srebrenicë – si dhe pëlqimi i tij për qeverisje multilaterale dhe dëshira për të restauruar vlerat në politikën e jashtme amerikane – të shtyjnë tek rikthimi i qasjes së para Donald Trump.
Derisa rajoni po vazhdon të vendnumëroj, disa nostalgjik tanimë po presin një politikë më muskulore të amerikane, që përfshinë zmbrapsjen e Serbisë dhe ëndrrën e saj për një ujdi të re të territoriale, po presin një shtysë për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe një ripërtëritje të integrimit euro-atlantik. Mirëpo, të menduarit e tillë shpërfill realitetin e ri strategjik në rajon. Për arsye të ndryshme, procesi i integrimit është prishur: Mbretëria e Bashkuar, dikur ithtarja kryesore e zgjerimit në BE, e ka braktisur bllokun; Franca dhe shtetet tjera europiane, që tani e kanë dorë, ngurrojnë që BE’ja të zgjerohet drejt Ballkanit; dhe vet rajoni nuk ja ka dalë t’i arrij standardet acaruese të BE’së për anëtarësim derisa njëkohësisht po provojnë të zgjidhin çështjet themelore të shtetësisë, identitetit dhe territorit.
Në ndërkohë Serbia ja ka dalë të kthehet në pozitën e shtetit më eminent në Ballkan me daljen e një lideri të fortë që i dha fund kaosit të viteve 2000’ve, dhe pas një periudhe të reformës strukturale që ka përdorë përparësitë e Serbisë si ekonomia më e madhe e rajonit dhe si qendër e natyrshme e rëndësishme. Serbia i ka hyrë edhe disa manovrave dinake diplomatike që i ka mundësuar të përfitoj mbështetjen e fuqive të ndryshme jo Perëndimore që duan të kenë peshë në Ballkan – Rusia për të penguar ekspansionizmin perëndimor, Kina për arsye ekonomike dhe Turqia në përpjekje e saj për statusin si fuqi e madhe.
Kjo ka forcuar pozitën e Serbisë në relacion me Shtetet e Bashkuara, pasi Beogradi ka mundësi të vendos sesa me ndikim janë këto fuqi në Ballkan dhe mund të mbështetet në ndikimin e tyre për shtyrë për një zgjidhje më të favorshme të çështjes së Kosovës. Nëse Presidenti Biden dëshiron t’i qëndroj besnik synimit të kamotshëm Amerikan të vendos një marrëveshje të qëndrueshme në Ballkan që e mundëson zhvillimin e brendshëm dhe integrimin e jashtëm me Perëndimin – e si rrjedhojë nuk do të jetë më problem që SHBA’së do t’i duhet ta zgjidhë – atij do t’i duhet të punoj brenda parametrave të këtij realiteti të ri – jo ai që ka qenë para katër vitesh e jo më ai që ka ekzistuar në 90’at kur Biden kishte formuar bindjet e tij për Ballkanin.
Kjo ka implikime të ndryshëm. Një prej tyre, atëherë kur administrata Biden do të kryej analizën e situatës, do të arrij në përfundimin gjithëpërfshirës sikur paraardhësja e saj: që Washington duhet të angazhohet në Ballkan për të mbështetur ujdinë e çarë, dhe se dështimi për të bërë këtë do përfundimisht do t’i delegoj fatin e rajonit fuqive të mëdha rivale të tyre.
Një tjetër implikim është që, nëse administrata Biden i kthehet politikave të kohës para Trump, do të dështoj. Shtimi i presionit ndaj Serbisë do të fuqizoj pozitën e Rusisë dhe kinës, e do të parandaloj zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe do të rrezikonte një përpjekje rrënuese për pavarësi nga entiteti serb në Bosnje, Republika Srpska. Një shtytje për anëtarësi në BE do të hasë në rezistencë nga Franca dhe të tjerë. Si dhe një shtytje për më shumë demokraci do të armiqësoj politikanët lokal në të cilët mbështetet SHBA.
Prandaj, siç kishte zbuluar administrata Trump, që SHBA’së të arrijë synimet gjeopolitike në Bosnje, do t’i duhet të gjej alternativë të politikës së dështuar të anëtarësimit të BE, të parkoj çështjen e demokratizimit dhe të bashkëpunoj me Serbinë, që në një farë mase, mund të vendos kushte.
Pra, a nënkuptohet se ky realitet strategjik vazhdimin e politikës së epokës Trump në Ballkan, me tolerancën për shkëmbim territoresh dhe shpërfilljen në dukej të idealeve liberale, siç janë multietniciteti dhe shteti civil? Jo saktësisht. Nëse ndryshimi në udhëheqësinë e SHBA’së bën një ndryshim në politikën amerikane për Ballkanin, do të jetë ripërtëritja e këmbënguljes për integritetin territorial të rajonit. Biden, që e ka parë vet tmerrin e luftës në Bosnje në të 90’at, do të kundërshtoj si parim ndarjen e Bosnjës, dhe do të mohoj çdo rezultat në Kosovë që e bën këtë më të mundshme.
Megjithatë, kjo nuk nënkupton hedhjen poshtë të qasjes së epokës së Trump, pasi Biden do të përballet me realitetin e njejtë sikur paraardhësi i tij, deri sa ndjekin të njëjtin synim: zhbllokimin dhe përparimin drejt integrimit perëndimor të rajonit të Ballkanit, në një mënyrë relativisht të butë. Kjo nënkupton një vazhdimësi të dy elementeve kyçe të qasjes së administratës Trump. Njëra është shtysa e zgjidhjes së kontesteve politike që pengojnë synimin e tij, në të kundërtën e rendit të vvështirësisë.
Kjo kishte nisur me neutralizimin e Rusisë në Mal të Zi dh integrimin e tij në NATO dhe përjashtimin qeverisë së Nikola Gruevskit dhe zgjidhjen pasuese të kontestit të “emrit” mes Shkupit dhe Athinës, që i lejoi Maqedonisë së Veriut hyrjen në NATO. Pas kësaj SHBA ktheu vëmendjen tek statusi i Kosovës. Në fund të procesit mbetet Bosnja dhe çështja bezdisëse e reformës kushtetuese. Kjo përpjekje nuk do të marrë fund pasi domosdoshmëritë strategjike të Washington e obligojnë Biden të vazhdoj aty ku mbeti administrata e Trump.
Tjetri element i qasjes së epokës së Trump që Biden’it do t’i duhet ta mbaj është shtytja për vendosjen e njëlloj zone ekonomike rajonale në Ballkanin Perëndimor, që u manifestua në mbështetjen amerikane për të ashtuquajturën mini-Schengen që përbëhet nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Kjo paraqet atraksion për SHBA’në. Promovimi i tregtisë përtej kufijve mund potencialisht të stimuloj ekonominë e rajonit, duke hequr tensionet etnike që ziejnë dhe ndalimin e ikjes së klasës së mesme nga e cila çdo trazicion në demokraci dhe prosperitet varet.
Në të njëjtën kohë, ulja e peshës së kontesteve të kufijve ndërkombëtar që tani ndajnë kombet siç janë serbët e shqiptarët do të lejonte për një lloj unifikimi kombëtar në një mënyrë që përputhet me kundërshtimin e administratës Biden për të lëvizur kufijtë ekzistues. Thënë ndryshe, një zonë ekonomike rajonale ofron përfitime strategjike të anëtarësisë në BE në mungesë të gjasave reale për shtetet ballkanike për anëtarësim në bllokun europian.
Më e rëndësishmja, administrata e Biden do të vërej se BE’ja, të cilës i është deleguar përgjegjësia për ruajtjen e ujdisë Amerikan në Ballkan në të 2000’at, po ashtu po shtyn para idenë e zonës ekonomike rajonale, pas përjashtimit të të gjitha alternativave.
Në një fazë të hershme, europianët mohuan opsionin e ricaktimit të kufijve dhe vendosjen e shteteve etnike që kishte virtytin e zgjidhjes së konfliktit e burimit nismëtar të konfliktit në Ballkan por shtonte të rrezikun për gjenerimin pikërisht të konflikteve që donin t’i shmangeshin.
Europianët nuk kishin interes të mirëmbanin Ballkanin si protektorat ndërkombëtar, situatë që trashëguan nga intervenimet e ndryshme ushtarake amerikane. Kushtonte shumë, përfshinte trupa të shumta aktive, dhe shkonte në të kundërt të parimit të deklaruar për vetëqeverisje demokratike.
Europianët po ashtu përjashtuan integrimin e menjëhershëm të Ballkanit në BE në formën e tyre të tanishme, të pa reformuar që do të kishte tejkaluar problemin e kufijve të pa përshtatur me një veprim, por rrezikonte destablizimin e vet BE’së.
Kjo i shtyu Europianët të nisin procesin e kushtëzuar të integrimit që në dukje ofronte mundësinë e transformimit të rajonit në një grup të demokracive liberale të përparuara para integrimit të tyre eventual në BE. Por, pas 15 vitesh tentimi, kjo politikë doli të jetë e pamundur të përpunohet.
Si pasojë, BE ka nisur të të përcjellë mundësinë e vetme të mbetur, krijimin e një lloj entiteti rajonal, të ndërlidhur me BE dhe momentalisht po kryhet nën kujdesin e Procesit të Berlinit. Ky proces shkoi para me një hap të rëndësishëm javën e kaluar me një marrëveshje mes shteteve të Ballkanit për të vendosur një treg të përbashkët, dhe njoftimi i Komisionit Europian për një plan për investime ekonomike me rreth 9 miliardë euro për të promovuar ‘ndërlidhjen’ e rajonit.
Një zonë ekonomike rajonale gjithmonë ka qenë qëndrimi i preferuar i Francës e ndonjëherë edhe i Gjermanisë, që e kishte parë si rast që BE’ja të luaj rolin kryesor në Ballkan pa rrezikuar e futjes së rajonit në shtëpinë e tyre Europiane.
Në të 2000’at Franca ishte dorëzuar para presionit të Britanisë për zgjerim në kohën kur BE’ja ishte e fuqishme dhe me vetëbesim, dhe Serbia ishte e dobët dhe e pabesueshme për të luajtur rolin udhëheqës që një zonë ekonomike rajonale nënkupton. Megjithatë, me Mbretërinë e Bashkuar jashtë dhe Serbinë e rehabilituar, Franca tani mund të shtyj para këtë qëndrim derisa i shmanget debatit me ata anëtarë të BE’së që ende janë pro zgjerimit dhe që do të donin të shihnin krijimin e zonës ekonomike si hap drejt këtij qëllimi përfundimtar. Kjo i jep një mundësi SHBA’së, jo vetëm sepse BE’ja është e gatshme për të sponsorizuar integrimin rajonal ekonomike të rajonit, duke i hequr këtë obligim amerikanëve, por pasi zona ekonomike rajonale e lidhë Ballkanin me BE, si rrjedhojë e mbanë edhe Rusinë dhe të tjerët jasht.
Administrata e Biden do të vërej po ashtu se Serbia e përkrah një union ekonomik, pasi kjo konsolidon pozitën udhëheqëse në Ballkan dhe afron shtetet e tjera të rajonit, përfshi Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi, të gjithë me minoritete serbe, në orbitën e Serbisë. Kjo nismë po ashtu është pa një hap para javën e kaluar me nënshkrimin e marrëveshjes mes tre anëtarëve për udhëtim dhe një ftesë për Kosovën ‘i bashkëngjitet zonës mini-Schengen.
Mbështetja e shtetit kyç në rajon jo vetëm që është mbi minimumin e kushteve për realizmin e një zone ekonomike. Një projekt që i jep Serbisë një pozitë udhëheqëse në Ballkan mund të jetë e mjaftueshme për të bindur Beogradin të njohë pavarësinë e Kosovës pa këmbëngulur në ndarjen e saj – dhe zhvlerësimin e marrëdhënieve të saj me Rusinë, Kinën dhe Turqinë.
Administrata e Biden do të shpresoj se rrethanat e ndryshuara, përfshi edhe një kufi më i hapur mes Serbisë dhe Republika Srpska , e bën problemin e Bosnjës më të lehtë për t’u zgjidhur. Disa në administratën e Biden do të acarohen me idenë e shpërblimit të Serbisë në këtë mënyrë, por realitetet politike në terren nuk do t’i japin shumë mundësi tjera.
Me shumë rëndësi po ashtu, ekipi i Biden do të shohë se edhe shumica e shteteve tjera të rajonit e mbështesin nismën që e shton gjasat për sukses. Shqipëria e sheh zonën ekonomike si mjet për të zgjeruar potencialin tregtar dhe afrimin me diasporën shqiptare në rajon. Zona ekonomike i ofron Maqedonisë së Veriut një strehë të sigurt larg kërcënimeve të Bullgarisë dhe Greqisë. Ndërkohë, qeveria e re në Mal të Zi mund të shfrytëzoj zonën ekonomike për të kthyer lidhje tradicionale me Serbinë.
Rezistuesit do të jenë ato grupe që luftuan për t’u çliruar nga ndikimi i Beogradit, posaçërisht boshnjakët që rezistuan përfshirjen e Bosnjës në mini-Schengen dhe do të ankohen që zona ekonomike rajonale do të kërcënonte pavarësinë e Bosnjës.
Kjo do të përbënte një pengesë për Administratën e Biden: por konsiderata kyçe për presidentin e ri do të jetë interesi amerikan për vendosjen e një lloj rendi rajonal që është realisht i zbatueshëm e i arsyeshëm, duke ju shmangur asaj se kush humb apo përfiton në këtë aranzhim dhe do të synoj të tejkalon këto vërejtje, siç kishte bërë administrata Trump ndaj Kosovës, të cilën e urdhëroi të bashkëngjitet në mini-Schengen në këmbim për mbështetje në sigurimin e njohjes nga Serbia.
Duke e ndjekur këtë politikë, administrata Biden jo që do nisë shpejt nga aty ku mbeti ajo e Trump por do të ringjallte strategjinë e fuqive të mëdha në shekullin 20 kur po mendoheshin se si të veprojnë me tubën e kombeve që dolën pas shpërbërjes së Perandorisë Otomane dhe pastaj vazhdimisht luftuan mes vete për të formuar shtetet e tyre nacionale.
Vendimi i marrë pas Luftës së Parë Botërore, dhe përsëri pas të dytës, ishte se stabiliteti i rajonit varej nga tubimi në i popujve të ndryshëm në një entitet pa kufij të brendshëm nën kujdestarinë e përgjithshme të Beogradit, kryeqyteti i kombit më të madh në rajon dhe qendra natyrale politike. Njëqind vite pas, kjo logjikë strategjike nuk ka ndryshuar.
Një zonë ekonomike që shpalos se ideja e zgjerimit të BE’së ka marrë fund, si dhe konsolidon pozitën udhëheqëse të Serbisë nuk do të jetë rezultati i preferuar i Biden për Ballkanin; dhe as nuk është e garantuar se do të funksionoj.
Por realiteti i fuqive në terren, interesi Amerikan në zhvillimin e ekonomisë së Ballkanit. Dëshira për të ruajtur ujdinë ekzistuese territoriale, nevojën për të mbajtur jashtë fuqitë e mëdha rivale duke ankoruar Ballkanin në BE – dhe dëshirën për të arritur tërë këto në mënyrën më të lehtë mundshme – do të detyrojnë Shtetet e Bashkuara të veprojnë.
Kështu që, basti im se administrata e Biden do të kërkoj për një entitet të ri multietnik, të bashkërenduar me BE’në afërsisht, që inkorporon të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe me qendër në Beograd.
Kjo nuk do të jetë saktësisht një Jugosllavi e re, që ishte produkt i kohës së vet; por gjendja në terren në do të detyroj Biden t’i kthehet logjikës së të shkuarës së afërt dhe do nxisë për krijimin e manifestimit të saj të shekullit të 21 – një EUgosllavi e re./gazetametro