Uashington, 3 tetor – Sekretari shtetëror amerikan, Majk Pompeo deklaroi sot se SHBA-ja e ndërprenë Marrëveshjen për miqësi dhe bashkëpunim ekonomik me Iranin.
“Ju njoftoj se SHBA-ja e ndërprenë Marrëveshjen për miqësi me Iranin, që është nënshkruar në vitin 1955. Ky është vendim që u soll që prej para 39 viteve”, theksoi Pompeo, duke shtuar se Teherani paraqet kërcënim për misionin amerikan në Irak.
Paraprakisht, Gjykata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara e miratoi gjykimin preliminar, për sanksionet e rinovuara amerikane kundër Teheranit. Gjykimi preliminar pjesërisht është në interes të Iranit, ndërsa sipas Pompeos, vendimi i Gjykatës është i pabazë.
“Irani po tenton të përzihet në të drejtën sovrane të SHBA-së që të ndërmarrë veprime ligjore të nevojshme për mbrojtjen e sigurisë së vet kombëtare. Irani e shfrytëzon Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për qëllime propaganduese dhe politike”, theksoi Pompeo.
Në vitin 2015 Irani nënshkroi marrëveshje multilaterale me gjashtë fuqitë botërore, sipas së cilës Teherani duhet ja ndalonte programin e tij bërthamor në këmbim me ndërprerjen e sanksioneve. Por, në maj presidenti amerikan Donald Tramp bëri të ditur se SHBA-ja tërhiqet nga Marrëveshja dhe se do të vendosë sanksione ndaj Iranit. Për shkak të kësaj Irani në korrik ngriti padi kundër SHBA-së para Gjykatës së KB-së.