Kryeminstri kanadez, Justin Trudeau tha se Kanada nuk do të sjellë masa hakmarrëse ose ndëshkuese kundër Shteteve të Bashkuara, pasi administrata Trump njoftoi se do të parandalonte eksportin e maskave mbrojtëse në këtë shtet.
Presidenti Trump tha se ai do të bllokojë dërgesat e maskave nga Shtetet e Bashkuara për të siguruar që ato janë të disponueshme në Sh.B.A për përdorim gjatë pandemisë së koronavirusit.
“Ne kemi nevojë për maska. Ne nuk duam që askush tjetër t’I marrë ato’’, tha Trump.
Trudeau tha që zyrtarët kanadezë kanë biseda konstruktive me autoritetet e SHBA dhe ai planifikoi të fliste me Trump në ditët në vijim. Ai tha se do t’i thoshte Trump se të dy vendet janë të ndërlidhura në mënyra që do të dëmtonin kombet nëse prishen zinxhirët e furnizimit.
“Ne nuk po kërkojmë masa hakmarrëse ose masa që janë ndëshkuese,” tha Trudeau. “Ne e dimë se është në interes të të dy vendeve tona për të bashkëpunuar.”
Kryeministri vuri në dukje se Kanadaja dërgon doreza mjekësore dhe komplete testimi në SH.B.A. dhe tha se materialet nga maskat N95 kanë origjinë në Kanada.
Punëtorët shëndetësorë në Kanada mbështeten në maska, dhe infermierët kanadezë gjithashtu kalojnë urën nga Ëindsor, Ontario, për të punuar në sistemin mjekësor në Detroit çdo ditë, tha ai.
Prodhuesi gjigant 3M thotë se ka implikime të rëndësishme humanitare për ndërprerjen e maskave N95 për punonjësit e kujdesit shëndetësor në Kanada dhe Amerikën Latine, ku 3M është një furnizues kritik.
“Ata mund të shesin të tjerët, por ata duhet të kujdesen për vendin tonë,” tha Trump. “3M nuk e ka trajtuar mirë vendin tonë. Dhe nëse e bëjnë, shkëlqyeshëm. Dhe nëse nuk e bëjnë, do paguajnë një çmim të madh.’’
Kompania ka argumentuar se bllokimi i eksporteve do të rrisë “implikime të rëndësishme humanitare” jashtë vendit dhe do t’i çojë vendet e tjera të hakmerren duke ndaluar furnizimet mjekësore të nevojshme për SH.B.A.
Kanada ka më shumë se 12.924 raste të konfirmuara të koronavirusit, përfshirë 214 vdekje.