Uashington, 12 gusht – Administrata e presidentit Donald Tramp sot ka paralajmëruar masa të reja më të ashpra në çrrënjosjen e migrimit ilegal në SHBA.
Masat e reja përfshijnë shkurtimin e “kartës së gjelbër” për emigrantët të cilët shfrytëzojnë ndihmë shëndetësore, kuponë për ushqim dhe strehim ose lloje tjera të ndihmës shtetërore.
Sipas ligjeve të deritashme, njerëzit të cilët kërkojnë leje për qëndrim të përhershëm duhet të dëshmojnë se nuk do të jenë ngarkesë për shoqërinë, por rregullat e reja sjellin spektër më të gjerë programesh, përdorimi i së cilës do të vlerësohet gjatë vërtetimit të statusit juridik. Rregullat do të hyjnë në fuqi në tetor.
Dispozita do t’i godasë më së shumti emigrantët e varfër të cilët jetojnë në SHBA legalisht dhe marrin ndihmë shtetërore dhe do të detyrohen të zgjedhin mes ndihmës financiare dhe qëndrimit legal në vend.