Uashington, 17 prill – SHBA-ja më 2 maj do ta heqë ndalesën për parashtrimin e padive kundër kompanive të cilat tregtojnë me Kubën, deklaroi sot sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo, përcjellë KOHA.
“Çdo person ose kompani e cila tregton me Kubën duhet ta ketë parasysh këtë kumtesë”, theksoi Pompeo.
Ndryshimi i paralajmëruar i politikës mund t’i ekspozojë kompanitë amerikane, kanadeze dhe evropiane të aksioneve ligjore dhe t’i pengojë përpjekjet kubaneze për tërheqjen e investimeve të huaja. (koha.mk)