Uashington, 2 gusht – Departamenti i Shtetit amerikan e përshëndeti nënshkrimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, duke e vlerësuar si shembull për zgjidhje të qetë të problemeve midis fqinjëve. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës i urojnë Bullgarisë dhe Maqedonisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim. Kjo marrëveshje e rëndësishme, perspektive i pranon lidhjet e fuqishme tanimë të vendosura midis dy vendeve dhe e hap derën për bashkëpunim edhe më të afërt në sfera të ndryshme si infrastruktura dhe kultura. Nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje do të kontribuojë për stabilitet politik dhe zhvillim ekonomik në rajonin më të gjerë dhe ofron shembull inkurajues për atë se si dallimet midis fqinjëve mund të zgjidhen në mënyrë të qetë”, thuhet në kumtesën nga Departamenti i Shtetit amerikan.