Uashington, 13 nëntor – Koreja e Veriut posedon së paku 13 baza të fshehta me raketa balistike, të afta të bartin armë bërthamore, ceket në raportin e publikuar dje të Qendrës think-tenk të Uashingtonit për studime strategjike dhe ndërkombëtare.
Autorët e raportit u referohen burimeve nga shërbimet zbuluese të disa shteteve, pohimeve të refugjatëve veriokoreanë, informatave publike dhe xhirimeve satelitore.
Dihet saktë se ka 13 baza, por vlerësohet se ndoshta janë edhe 20, thuhet në raport.
“Bazat e raketave janë të vogla, të shtrira nëpër shtet, dhe me disa përjashtime, janë të locuara në luginat e ngushta malore”, tregojnë të dhënat e qendrës amerikane.
Xhirimet satelitore tregojnë se Koreja e Veriut vazhdon t’i modernizojë ato baza.