SHBA kërkon ekstradimin e një personi nga Kosova

4

Prokuroria Themelore në Gjakovë, pasi ka pranuar një kërkesë të përcjellë nga ana e Interpolit, përmes së cilës është kërkuar ekstradimi i të dyshuarit R.B., nga Gjakova, nga autoritetet shtetërore të SHBA-së, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për masën e caktimit të paraburgimit kundër të pandehurit.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “mundësimi ose detyrimi në prostitucion” dhe “ blerja, posedimi, shpërndarja apo shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Në kërkesën për ekstradim ceket se në vitin 1998 R.B., ka hyrë në SHBA dhe ka qëndruar në mënyrë ilegale, dhe nga janari i vitit 1998 e deri në shtator të vitit 2001, dyshohet se i njëjti e ka ndihmuar vëllain e tij për të zhvilluar një ndërmarrje të prostitucionit dhe narkotikëve, në Fairbanks në Alaska.

Prokurori i rastit ka konsideruar se në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Juridik dhe Ndërkombëtar në çështjet penale dhe në bazë të marrëveshjes mbi ekstradim në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe SHBA-së, janë plotësuar kushtet për ekstradim, prandaj ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 40 ditësh.

Comments are closed.