SHBA ka vendosur sanksione ndaj katër ukrainasve të lidhur me FSB-në ruse

Departamenti amerikan i Thesarit ka thënë se personat ndaj të cilëve janë vendosur sanksione janë të përfshirë në operacionet e shërbimit inteligjent rus FSB për të minuar qeverinë dhe ekonominë e Ukrainës.

Personat, dy anëtarë aktual të parlamentit dhe dy ish-deputetë “vepruan sipas udhëzimeve të Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB)” dhe “janë të angazhuar në aktivitete me ndikim të udhëhequr nga qeveria ruse për të destabilizuar Ukrainën”, kumtoi Departamenti amerikan i Thesarit.

Lista e zezë përfshin ish-zëvendëskryetarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Volodimir Sivkoviç, deputetë nga Platforma opozitare – për jetë (OPJ) Taras Kozak dhe Oleg Voloshin dhe ish-deputetin Volodimir Olejnik.

Advertisements