Berlin, 1 gusht – Ambasadori amerikan në Gjermani, Riçard Grenol e sulmoi qeverinë e kancelares gjermane Angela Merkel për shkak të mos përgatitjes së Berlinit që të përfshihet në misionin detar në Ngushticën e Ormutit. Diplomati theksoi se ekonomia më e madhe në Evropë duhet të ndërmarrë përgjegjësi më të madhe globale.
“Gjermani është fuqia më e madhe ekonomike në Evropë. Ky sukses sjell përgjegjësi globale”, ka thënë ai për gazetën “Augsburger algemajne”. Sipas tij, SHBA-ja disa javë ka tentuar për ta marrë mbështetjen e Gjermanisë për misionin ushtarak. Ambasadori theksoi se derisa një ministër gjerman ka pohuar se e shqyrtojnë kërkesën, ministri i Punëve të Jashtme e ka hedhur poshtë.
“Amerikan sakrifikon shumë që t’i ndihmojë Gjermanisë për të mbetur pjesë e Perëndimit”, ka thënë Grenol për gazetën, duke shtuar se amerikanët paguajnë shuma të mëdha për mbështetjen e 34.000 ushtarëve në Gjermani.
“Qeveria gjermane është skeptike lidhur me propozimin konkret të SHBA-së edhe pse nuk ofroi pjesëmarrje konkrete në mision”, deklaroi dje zëvendëskryeministrja gjermane Ulrika Demer në konferencën e rregullt për shtyp.
Si arsye, Demer i theksoi “dallimet në politikën e përgjithshme të Gjermanisë ndaj Iranit në krahasim me politikën amerikane”.(koha.mk)