SHBA ka miratuar shitjen e armëve për Tajvanin në vlerë prej 2,3 miliardë dollarë

14

Uashington, 27 tetor – Stejt Departamenti miratoi shitjen eventuale të 100 sistemeve mbrojtëse bregdetare “Harpun” për Tajvanin, të cilat i prodhon “Boing”, ndërsa vlera e marrëveshjes arrin 2,37 miliardë dollarë, bëri të ditur Pentagoni.

Hapi i këtillë vjen disa ditë pasi Stejt Departamenti miratoi edhe shitjen edhe të tre sistemeve për armatim për Tajvanin, duke përfshirë sensorë, raketa dhe artileri, vlera e përgjithshme e të cilave do të mund të arrijë 1,8 miliardë dollarë, që e shtyu Kinën të kërcënohet me sanksione.

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme dje në konferencë për shtyp deklaroi se Kina do të vendosë sanksione kundër disa kompanive amerikane për të cilat pohon se janë të përzier në shitjen e armëve për Tajvanin.

Aksionet e këtilla të SHBA-së ndodhin në momentin kur administrata e presidentit Donald Tramp e përforcon presionin mbi Kinën para zgjedhjeve presidenciale më 3 nëntor dhe kur rritet shqetësimi për shkak të qëllimeve të Pekinit ndaj Tajvanit.