Ministria e Financave e SHBA-së vendosi sanksione për pesë të punësuar në shërbimet zbuluese dhe të sigurisë të afërt me “ish-presidentin e Venezuelës”, Nikollas Maduro.
“Ministria e Financave vazhdon të kahëzohet drejt të punësuarve, të cilët e kanë ndihmuar regjimin jolegjitim të Maduros për ta shtypur popullin e Venezuelës”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.
Saktësohet se në mesin e personave, të cilët janë nën sanksione, ndodhet udhëheqësi i Shërbimit nacional zbulues të Venezuelës (SEBIN) dhe komandanti i gardës presidenciale. Identiteti i tyre nuk zbulohet. Nuk ka informata edhe për atë se çfarë masa janë ndërmarrë ndaj tyre.(koha.mk)