“SHBA-ja vazhdon të përkrahë transformimin e FSK-së në Ushtri”

Ambasada e SHBA-së në Kosovës ka kumtuar se ky vend e vazhdon përkrahjen e transicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri profesionale, transmeton Koha.net.
Ajo ka shtuarse asnjë vend nuk mund të vërë veto në këtë, njofton rtk në gjuhën serbe.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta përkrahin transicionin transparent të FSK-së në ushtri profesionale me mandat të kufizuar për mbrojtje territoriale. Asnjë vend nuk mund të vërë veto në këtë transicion”, është përgjigja e Ambasadës së SHBA – së në pyetjen e rtk2 se cili është qëndrimi i Washingonit rreth transformimit të kësaj force.