Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga UNESCO shkaku i anëtarësimit të Palestinës në këtë institucion të Kombeve të Bashkuara. Departamenti i Shtetit ka thënë se SHBA-ja ka kërkuar të mbetet pjesë e organizatës, por jo anëtare e saj, transmeton Koha.net. Zyrtarët e lartë të administratës së Donald Trumpit, përfshirë ambasadorin amerikan në KB, Nikki Haley, kanë kritikuar UNESCO-n.