Majami, 21 maj – SHBA-ja i njoftoi qeveritë tjera partnere për tërheqjen nga marrëveshja ndërkombëtare e quajtur “Qielli i hapur” (Open Skies Teraty), me të cilën mundësohen fluturime zbuluese të aeroplanëve të paarmatosur mbi territorin e vendeve nënshkruese, që fillimisht është dashur ta përforcojë besimin dhe të mundësojë parandalim të konflikteve amerikane-ruse.
SHBA-ja kumtoi se dëshiron të tërhiqet nga marrëveshja sepse Rusia e ka shkelur, si dhe se incizimet e bëra gjatë atyre fluturimeve mund të merren më shpejtë dhe më lirë nga satelitët amerikanë ose komercialë.
Vendimi i Uashingtonit pritet në mënyrë shtesë t’i ashpërsojë marrëdhëniet me Moskën dhe të shkaktojë pakënaqësi tek aleatët evropianë të cilën kanë dobi nga incizimet që i ndan SHBA-ja sipas marrëveshjes.
Në korrik të vitit 1955, presidenti amerikan Duajt Ajzenhauer ishte i pari që propozoi SHBA-ja dhe Bashkimi i atëhershëm Sovjetik mes vete të lejojnë fluturime zbuluese mbi territoret e tyre. Moska fillimisht e hodhi poshtë idenë, të cilën e ka ringjallur presidenti Xhorxh V. Bush në maj të vitit 1989 dhe marrëveshja hyri në fuqi në vitin 2002 dhe deri më tani është nënshkruar nga 34 vende, por e njëjta nuk është ratifikuar nga një vend – Kirgistani.
Rusia kumtoi se tërheqja e SHBA-së është “goditje” për sigurinë e Evropës.