Ambasada e SHBA-së në Irak sot bëri të ditur se nga Departamenti i Shtetit ka marrë urdhër që i gjithë personeli, i cili nuk është i nevojshëm, menjëherë ta braktisë atë vend për shkak të eskalimit të tensioneve me Iranin.
Paralajmërimi, i publikuar në faqen e internetit të Ambasadës, pasoi pasi Uashingtoni javën e kaluar bëri të ditur se ka zbuluar kërcënime të reja nga Irani, forcat e të cilit në rajon i kanë objektiv amerikanët dhe interesat amerikane.
Ambasada e SHBA-së të dielën i ka këshilluar qytetarët amerikanë të shmangin udhëtime në Irak.
Një pjesë e të punësuarve në Ambasadën e SHBA-së në Bagdad dhe në Konsullatën amerikane në Erbil tashmë janë larguar nga Bagdadi. Gjithashtu është ndërprerë edhe dhënia e vizave.(koha.mk)