Uashington, 19 dhjetor– SHBA-ja shtoi edhe 18 persona fizik dhe katër persona juridik në listën e sanksioneve kundër Rusisë, thuhet në ueb faqen e Ministrisë Amerikane të Financave.
Masa është sjellë “si përgjigje në mos harmonizimin e vazhdueshme të Rusisë me normat ndërkombëtare”.
Mes të sanksionuarve janë dy rusët e dyshuar për helmimin e ish agjentit rus, i cili u bë agjent i dyfishtë, Sergej Skripal dhe vajza e tij Julija në Solsberi, Britaninë e Madhe. Ato janë Antolija Çepa i njohur si Ruslan Boshirov dhe Aleksandar Mishkin i njohur si Aleksandar Petrov. Në kumtesë ato janë quajtur “oficer i GRU-së përgjegjës për tentimin për atentat ndaj Sergej Skripalit dhe vajzës së tij”.
Në listën e zezë janë shtuar gjithsej 15 agjentë të Drejtorisë kryesore (GI) – inteligjencës ushtarake ruse, që njihet nën emrin Agjencia kryesore e inteligjencës (GRU). Përveç Çepigës dhe Mishkin, madje nëntë të punësuar në GI janë sanksionuar për shkak intervenimit në zgjedhjet presidenciale amerikane, ndërsa katër – për sulme kibernetike kundër Agjencisë botërore antidoping dhe Organizatës për ndalimin e armëve kimike.