Uashington, 22 prill – Administrata e presidentit amerikan Xho Bajdenit premtoi se do t’i ulë emisionet e gazrave të qelqta për 50 deri 52 për qind deri në vitin 2030 në krahasim me nivelin nga viti 2005, në shpresë se kjo do t’i inukrajojë vendet me emisione më të larta të përkushtohen në luftë më vendimtare kundër ndryshimeve klimatike.
Qëllimi, i publikuar në fillim të samitit dyditor për klimë nikoqir i të cilit është Bajdeni, ishte vendosur sepse SHBA-ja dëshiron ta ndërmarrin lidershipin global në luftën kundër ngrohjes globale pasi ish-presidenti Donlad Trampi e tërhoqi vendin nga Marrëveshja e Parisit për Ndryshime Klimatike. Bajdeni zyrtarisht e ktheu SHBA-në në marrëveshjen para dy muajve.
Qëllimi, gjithashtu, paraqet kthesë të rëndësishme në planin më të gjerë të presidentit demokratik për dekabornizim të plotë të ekonomisë së SHBA-së deri në vitin 2050, për çfarë ai konfirmon se nuk mund të krijojë miliona vende pune të paguara mirë, derisa shumë republikanë druajnë se kjo do t’a dëmtojë ekonominë.
Emisionet e gazrave të dëmshme duhet t’i ulin termocentralet, transportin dhe sektorët e tjerë, por Shtëpia e Bardhë nuk ka vendosur qëllime specifike për ato industri.
“Asnjë vemd nuk mund ta zgjidhë këtë krizë vet dhe ky samit është një hap ndaj një të ardhme të sigurt, prosperuese dhe të qëndrueshme”, porositi Bajdeni në Tuiter para samitit.
Qëllimi i ri është pothuajse dyfish më i madh nga premtimi i ish-presidentit Barak Obama për uljen e emisioneve për 26 deri 28 për qind deri në vitin 2025 në krahasim me vitin 2005. Qëllime e sektorëve do të vendosen gjatë këtij viti.