Uashington, 27 janar – Departamenti amerikan i Shtetit po e rishqyrton vendimin e administratës së kaluar amerikane të Donalld Trampit, sipas të cilit Kina ka kryer gjenocid dhe krime kundër njerëzimit me represionin ndaj myslimanëve ujgurë të cilët jetojnë në rajonin Sinxhang, deklaroi kandidatja e Xho Bajdënit për ambasadore të SHBA-së në KB, Lina Tomas-Grinfilld.
“Mendoj se Departamenti i Shtetit tani po e rishqyrton vendimin sepse nuk ishin respektuar të gjitha procedurat”, theksoi Tomas-Grinfilld para Komitetit të Senatit për punë të jashtme.
Ajo theksoi se Departamenti i Shtetit dëshiron të bindet se ato procedura ishin respektuar, me qëllim që të garantohet se vendimi i tillë mund të jetë i qëndrueshëm.