Uashington, 4 nëntor – SHBA-ja kumtoi se ka kryer dy sulme ajrore ndaj grupit “Shteti islamik” në Somali. Ky është operacioni i tyre i parë kundër SHI-së në këtë vend. “Në koordinim me Qeverinë federale të Somalisë, forcat e armatosura amerikane kryen dy sulme ajrore kundër SHI-së në pjesën verilindore të Somalisë, me ç’rast u vranë disa terroristë”, thuhet në kumtesën e Pentagonit. Aeroplanët pa pilotë që i kryen këto sulme i goditën caqet e veta, ndërkaq në rajon nuk ka pasur civilë. Në mars, presidenti Donald Tramp i lejoi Pentagonit të zbatojë operacione antiterroriste në tokë apo ajër në Somali për t’iu ndihmuar autoriteteve lokale. SHBA-ja sistemoi 400 ushtarë në Somali, të cilët janë të angazhuar në trajnimin e ushtarëve somalezë dhe ofrojnë mbështetje logjistike.