Vjenë, 5 dhjetor – Ambasada e SHBA-së në Vjenë ka paralajmëruar deri tek qytetarët amerikanë për shkak të rrezikut nga terrorizmi në Austri në periudhën para Krishtlindjeve.
Në bazë të kërcënimeve ekzistuese nga ana e organizatave ndërkombëtare terroriste dhe individëve duhet të bëhet kujdes theksohet në kumtesën e Ambasadën amerikane.
Me këtë rast shtojnë se veçanërisht të rrezikuara janë vendet ku mblidhen turistët, qendrat tregtare, aeroportet, klabet, restorantet, kishat etj.
Shërbimi austriak për luftë kundër terrorizmit mohon se ekziston kërcënim konkret terrorist.
Austria para tre vitesh i përforcoi masat e sigurisë për shkak të rrezikut nga terrorizmi, pas sulmeve terroriste në Evropë.
Para bazareve të Krishtlindjeve janë vendosur barriera betoni me të cilat pengohen sulmet në automobila.