Uashington, 19 shkurt – Administrata e presidentit, Xho Bajden nuk do t’u dhurojë vendeve të varfra vaksina kundër koronavirusit, me të cilat SHBA-ja u furnizua, para se të vaksinohen shumica e amerikanëve, deklaroi përfaqësuesi i administratës.
Presidenti Xho Bajden do të marrë pjesë në një takim virtual të G7, në të cilin liderët e vendeve më të zhvilluara do të diskutojnë për shpërndarjen globale të vaksinave në të cilat nuk kanë qasje vendet e varfra, transmeton portali i Brukselit, “Politiko”.
Bajden pritet të publikojë se gjysma prej katër miliardë dollarëve për vaksina do t’u dedikohen 92 vendeve të varfëra përmes Kovaks, ndërsa dy miliardë dollarët e mbetur do të dedikohen për rritjen e prodhimit të vaksinave gjatë dy viteve të ardhshme.