Tiranë, 27 qershor – Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohin vetëm datën 30 Qershor si ditë zgjedhjesh në Shqipëri.
I pyetur lidhur me dekretin e sotëm të presidentit Meta që zgjedhjet të zhvillohen në 13 tetor, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matju Palmer në një prononcim për Zërin e Amerikës tha se SHBA-ja njeh datën 30 Qershor si ditën e zgjedhjeve.
“SHBA njeh 30 Qershorin si ditën e zgjedhjeve”, deklaroi Palmer duke shprehur besimin se ato do të jenë të qeta dhe transparente.
“Ne shpresojmë që ato të zhvillohen më 30 qershor dhe të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe transparente. Pas zgjedhjeve do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit”, deklaroi Palmer. f