SHBA-ja “në mënyrë shumë aktive” mundohet ta bind Korenë Veriore të kthehet në biseda, deklaroi sot këshilltari për siguri kombëtare të Koresë Jugore, Çung Eui-Jong, në momentin kur u afrua afati përfundimtar të cilin Pheniani ia parashtroi Uashingtonit që të tregojë fleksibilitet të madh.
“Koreja Jugore shumë seriozisht e kupton afatin që ia parashtroi Pheniani”, tha Jong.
Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un në prill i dha afat SHBA-së deri në fund të vitit të tregojnë fleksibilitet më të madh, ndërsa funksionarët e vendit e paralajmërojnë Uashingtonin të mos e injorojnë terminin.
Deklarata e përfaqësuesit zyrtar koreanojugor vijon në momentin kur përpjekjet për përmirësim të marrëdhënieve midis dy Koreve janë në ngecje.