Uashington, 30 shtator – SHBA-ja e konfirmoi angazhimin e vet për shkatërrimin e gjithë armatimit kimik deri në vitin 2023, të trashëguar nga Lufta e ftohtë, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë amerikane të Mbrojtjes. “Mbi 90 për qind e armatimit amerikan janë shkatërruar”, theksoi zëdhënësi, duke shtuar se SHBA e mbështet hapin e Rusisë, e cila tërësisht e ka shkatërruar armatimin e saj kimik. Rusia dhe SHBA-ja angazhohen që t’i shkatërrojnë arsenalet e tyre të mëdha kimike para vitit 2012 në pajtim me Konventën e vitit 1997 për ndalesën e armëve kimike. Më pas theksoi se nuk mund ta respektojnë afatin e fundit dhe përcaktuan afate të reja. SHBA-ja u obligua që këtë ta bëjë deri në vitin 2023, ndërsa Rusia deri në vitin 2020. Para ca ditësh Moska kumtoi se para kohe i ka shkatërruar copët e fundit të armëve kimike.