Uashington, 7 korrik – SHBA-ja kërkoi nga Gjermania që të ndihmojë në luftën kund mbetjeve të SHI-së, duke dërguar forcat tokësore, të cilat do t’u ndihmojnë Forcave demokratike siriane në Sirinë verilindore, informon DPA, duke cituar një deklaratë të përfaqësuesit special të Uashingtonit për Sirinë, Xhejms Xhefri.
Xhefri kërkoi nga Bundesveri që të dërgojë instruktorë, ekspertë logjistikë dhe teknikë që të zëvendësojnë pjesërisht ushtarët amerikanë. Ai shtoi se pret përgjigje deri në fund të këtij muaji.
Uashingtoni po tenton që të marrë mbështetje përmes 80 aleatëve në koalicionin anti xhihadist, përderisa ushtarët amerikanë tërhiqen. Gjermania e mbështeti koalicionin jashtë vendit me aeroplanë zbulues “Tornado”, aeroplanë për mbushjen në ajër dhe sigurimin e trajnimit të pjesëtarëve të Forcave demokratike siriane në territorin e Irakut.