Berlin, 28 nëntor – SHBA-ja kërkon që aleatët e vet evropianë të shqyrtojnë për vendosjen e sanksioneve shtesë drejt Rusisë për shkak të gjendjes në Ukrainë, deklaroi sot në Bruksel përfaqësuesi special amerikan për Ukrainën, Kur Uolker.
“I inkurajojmë aleatët tanë evropianë të shqyrtojnë mënyra të cilat do të mund të zbatojnë sanksione shtesë”, deklaroi Uolker.
Ai theksoi se në këtë moment Gjermania dhe Franca nuk shqyrtojnë vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, por se gjatë kalimit të kohës punët mund të ndryshohen.
Mundësi për vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Rusisë për shkak të mbajtjes së tri anijeve ukrainase të dielën, dje paralajmëruan disa liderë evropianë.