Nju-Jork, 21 qershor – SHBA-ja ka kërkuar nga Këshilli i Sigurisë së KB-së takim të hënën pas dyerve të mbyllura kushtuar Iranit.
“Do ta njoftojmë Këshillin për ngjarjet e fundit me Iranin dhe do të prezentojmë informacion plotësues prej hetimit tonë për sabotimet ndaj tankerëve”, thuhet në një notë të misionit të SHBA-së në KB deri tek kolegët e Këshillit.