Uashington, 19 mars – SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj kompanisë minerare venezuelase “Minerven”, me arsyetim se të ardhurat e saj nga prodhimi i arit shfrytëzohen për financimin e presidentit Nikolas Maduro, raporton gazeta KOHA.
Në janar të këtij viti SHBA-ja ka vendosur sanksione edhe ndaj kompanisë shtetërore të naftës PDVSA, si tentim për përforcimin e presionit mbi Maduron që të pajtohet për zgjedhje të reja.
Ministri amerikan i Financave Stiven Mnuçin deklaroi se këto masa kanë për qëllim të parandalojnë shfrytëzimin e resurseve nga ana e Maduros, derisa kontrollin në Karakas nuk e ndërmerr një qeveri e përkohshme apo qeveri e re e zgjedhur në mënyrë demokratike. (koha.mk)