Uashington, 26 tetor – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të reja ndaj Iranit, kryesisht të orientuara ndaj sektorit të naftës në vend, përfshirë Ministrinë iraniane të Naftës.
Në kumtesën e Departamentit të Thesarit të SHBA-së, thuhet se sanksionet janë vendosur mbi figurat kryesore në sektorin e naftës në Iran për mbështetjen e organizatës së spiunazhit paraushtarak elitar, që punon për Gardën Revolucionare Islamike, që është e vendosur në listën e zezë të SHBA-së.
Midis personave dhe institucioneve të sanksionuara nga Uashingtoni janë ministri iranian i Naftës, Kompania kombëtare iraniane e naftës dhe Kompania kombëtare iraniane e tankerëve, si dhe katër individë të akuzuar nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së për pjesëmarrje në shitjen e fundit të benzinës iraniane qeverisë së Nikolas Maduros në Venezuelë.
Tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë intensifikuar që kur Tramp tërhoqi në mënyrë të njëanshme SHBA-në nga marrëveshja bërthamore iraniane në vitin 2015.