Uashington, 17 janar – SHBA-ja sot në kuadër të “fushatës së saj me presion maksimal” ka sanksionuar një gjeneral udhëheqës nga Garda revolucionare pas protestave në Iran, deklaroi Brajan Huk, përfaqësues i posaçëm i SHBA-së në Iran.
“Gjenerali Hasan Shavapor, është vendosur në listën e sanksioneve për vizë sipas 7031C nga ligji për sanksione”, deklaroi Huk në pres brifingun për gazetarët.
Sipas tij gjenerali Shavapor ka kryer shkelje serioze të të drejtave të njeriut gjatë protestave.
“Nën komandën e tij vitin e kaluar në nëntor në rajonin e Marashit ishte kryer masakër në mbi 148 iranian të pafajshëm “, deklaroi Huk. Ndërsa SHBA-ja e vazhdon fushatën e saj të “presionit maksimal ndaj Iranit”.
Sa më shumë Irani t’i kanoset botës, aq më shumë do të izolohet”, deklaroi Huk.(koha.mk)