Uashington, 30 tetor – Ministri amerikan i Financave, Stiven Mnuçin sot deklaroi se administrata e presidentit Donald Tramp ka përgatitur listë me sanksione për Turqinë, por se tash për tash është i kënaqur nga armëpushimi në Siri, për shkak të së cilës janë pezulluar sanksionet e mëparshme, transmeton gazeta KOHA.
Mnuçin theksoi se ka listë me qëllime shtesë për nënpresidentin Majk Pens, i cili negocioi me Ankaranë për armëpushimin në pjesën verilindore të Sirisë.
Ai shtoi se nëse bisedimet nuk ishin të suksesshme do të vendoseshin sanksione financiare ndaj Turqisë.
“Përgjigja është se ende e kemi atë listë. Nuk ka arsye të presim se do të duhet ta përdorim, sepse jemi të kënaqur nga mënyra në të cilën funksionon marrëveshja”, theksoi Mnuçin. (koha.mk)