SHBA-ja ka nisur ta tërheqë asistencën ushtarake nga njësitë e Myanmarit dhe oficerët e përfshirë në dhunë kundër myslimanëve rohingya në shtetin Rakhine. “Shprehim shqetësimin tonë të madh për ngjarjet e fundit në shtetin Rakhine dhe për abuzimet traumatike dhe të dhunshme roginhya dhe komunitetet tjera i kanë pësuar”, ka dhënë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert, gjersa ka njoftuar për masat ndëshkuese ndaj Myanmarit, transmeton Express. Javën që shkoi, sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rex Tillerson, tha se SHBA-ja e mban përgjegjëse udhëheqësinë e Ushtrisë së Myanmarit për krizën me refugjatë rohingya. Më shumë se 600.000 anëtarë të grupit pakicë myslimanë kanë ikur nga Myanmari në Bangladesh që prej shpërthimit të dhunës në fund të muajit gusht.