Uashington, 10 korrik – Autoritetet amerikane publikuan se do t’i reduktojnë sanksionet e vendosura më parë drejtë kompanisë kineze “Huavej”, kumtoi Ministria amerikane e Financave.
Në kumtesë theksohet se prej tani Uashingtoni iu lejon kompanive nacionale që të shesin produkte të “Huavej”, nëse kjo nuk e rrezikon sigurinë nacionale.
Kompania megjithatë mbetet në listën e zezë dhe kompanitë amerikane duhet të marrin leje nga Ministria e Tregtisë nëse dëshirojnë të bashkëpunojnë me kompaninë “Huavej”.
Paraprakisht presidenti Donald Tramp dhe kolegu i tij kinez Si Xhinping, u morën vesh që t’i rinovojnë negociatat tregtare.(koha.mk)