Uashington, 3 dhjetor – Administrata e Presidentit amerikan, Donald Tramp ka vendosur kufizime për udhëtimet në SHBA për anëtarët e Partisë Komuniste të Kinës dhe anëtarëve të familjeve të tyre, kumtoi Departamenti i Shtetit.
Kufizimet kanë të bëjnë për vizat B1/B2 për anëtarët e Partisë Komuniste dhe anëtarët e familjeve të tyre nga dhjetë vjet në një muaj.
“Kjo masë ka për qëllim ta mbrojë kombin amerikan nga ndikimi malinj i partisë, e cila përpiqet të ndikojë në qytetarët e SHBA-së përmes propagandës, detyrimit ekonomik dhe veprimtarive të tjera të mbrapshta”, theksoi Departamenti i Shtetit.
Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Kinës janë përkeqësuar ndjeshëm vitet e fundit për shkak të mosmarrëveshjeve të ndryshme, problemeve tregtare dhe teknologjike, situatës në Hong-Kong dhe pandemisë Kovid-19.