Tiranë, 17 qershor – Komanda evropiane e SHBA-së ka dhuruar pajisje mjekësore në vlerë prej rreth një milion dollarë kundër Kovid-19 për spitalin “Nëna Terezë” në Tiranë.
Në dorëzimin e ndihmës të pranishëm ishin ambasadorja amerikane Juri Kim dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.
Kim tha se SHBA-ja kujdeset për popullin shqiptar, duke e përkujtuar citatin e fjalimit të ish sekretarit shtetëror amerikan Bejker.
“Pra, kur dikush do të hapë atë frigorifer për të marrë një dozë vaksine, kur një pacientë të shtrihet në një nga ato shtretër, kur një ekspert të lexojë në një nga ato ekranet, shpresoj që ata të kujtojnë, thellë në zemrat e tyre, kujdesin që Amerika jep për qytetarët. Ne kujdesemi shumë për popullin shqiptar dhe ashtu sic u shpreh sekretari Baker kur ishte këtu shumë vite më parë, “Ju ishit me ne dhe ne jemi me ju”, tha Kim.
Dhurimi përfshin shtretër spitalorë dhe dyshekë për repartin e kujdesit intensiv, ventilatorë, makineri me rreze x, aparate me ultratinguj dhe pajisje mbrojtëse.
“Dua t’i falënderoj të gjithë që u ndalën pranë nesh, siç është populli amerikan, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ddhe të gjitha vendet që na mbështetën dhe e treguan solidaritetin e tyre, në një kohë të pazakontë”, tha Manastirliu.
Ajo paralajmëroi se së shpejti pritet të mbërrijë sasi e madhe e vaksinave dhe të zvogëlohet kufiri i pleqërisë të personat që do të vaksinohen.