Nju-Jork, 7 janar – Forcat ajrore amerikane filluan me sistemimin e gjashtë bombarduesve strategjikë B – 52 në bazën e ishullit Diego Garsia në Oqeanin Indian pas vrasjes së gjeneralit Kasim Sulejmani, njofton Foks Njuz.
Ky hap pason pas tentimeve të personave zyrtarë amerikanë për t’i përforcuar resurset në afërsi të Lindjes së Afërt, pasi milicia shiite irakiane Kataib Hezbollah paralajmëroi për sulme të mundshme si hakmarrjes për vdekjen e Sulejmanit.
Bombarduesit B-52 janë vërejtur se si fluturojnë nga baza ajrore “Baksdejl” në Luziana drejt ishullit Diego Garsia, që ndodhet rreth 3.700 kilometra nga kufiri jugor i Iranit.
Çdo aeroplan i ka tetë motorë dhe është i disejnuar për të mbajtur sasi të madhe të armëve, përfshirë edhe raketat kryqëzuese, bomba konvencionale dhe bomba laserike dhe bomba bërthamore gravituese.
Armata amerikane paraprakisht në maj dërgoi grup operativ bombardues në Katar, por bombarduesit e braktisën pas disa muajve, deklaroi një përfaqësues i paemëruar amerikan për mbrojtje.(koha.mk)