Uashington, 4 nëntor – Stejt Departamenti Amerikan e përshëndeti atë që përfundimisht Kombet e Bashkuara mund të dërgojnë ndihmë humanitare për kampin e refugjatëve Rukban në Siri. Prej atje thonë se kjo ndodhi pas presionit disamujor nga SHBA-ja , KB-ja dhe KS-ja e KB-së si dhe komunitetit ndërkombëtar në Damask, për t’i mundësuar KB-së të japë ndihmën e nevojshme personave të shpërngulur në Rukban.
Stejt Departamenti me besimin se Rusia do ta përdorë ndikimin e saj ndaj Damaskut që t’i zgjidhë problemet lidhur me futjen e ndihmës humanitare në pjesën më të madhe të territorit të Sirisë. Karvani humanitar i KB-së dje arriti në kampin e refugjatëve Rukban në Siri, në afërsi të kufirit me Jordanin, ku mijëra njerëz ishin lënë në mëshirë të fatit në shkretëtirë.