Uashington, 1 nëntor – Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp e ka ulur ndihmën për sigurinë e Libanit për 105 milionë dollarë, deklaruan dy përfaqësues të paemëruar amerikanë, transmeton gazeta KOHA.
“Departamenti amerikan i shtetit dje e njoftoi Kongresin se Zyra për buxhet të Shtëpisë së Bardhë dhe Këshilli për siguri kombëtare ka vendosur ta heqin ndihmën e huaj ushtarake”.
Një vendim i tillë vijoi pasi kryeministri libanez Sad al Hariri të martën dha dorëheqje. Ende nuk dihet arsyeja pse është ulur ndihma për Libanin.
Uashingtoni disa herë shprehu shqetësim për shkak të rolit gjithnjë e më të madh në Qeverinë libiane në Hezbollah, grupi i armatosur shiit i cili ka mbështetje nga Irani, ndërsa në SHBA gjendet lista e zezë. Pas dorëheqjes së Haririt, vijuan demonstrata të mëdha kundër Qeverisë, ndërsa sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo u bëri thirrke politikanëve të ndihmojnë në formimin e qeverisë së re, e cila do të përgjigjet në nevojat e popullit dhe kërkoi që t’i jepet fund korrupsionit.(koha.mk)