Uashington, 21 mars – SHBA-ja do të shpenzojë rreth gjashtë miliardë dollarë për përsosjen e “tankut më të mirë në botë”, “M1 Ejbrams”, paralajmëroi presidenti amerikan Donald Tramp në fjalimin në fabrikën për prodhimin e tankeve në qytetin Lajma në shtetin federal Ohajo.
“Lajma Armi Tenk Park” është fabrika e vetme për tanke në SHBA. Të gjitha armatat e njëjta të armatës në SHBA deri më tani ishin mbyllur.
Gjatë fjalimit të tij para të punësuarve, Trampi ka treguar se paratë për modernizimin e 160 tankeve M1 do të ndahen gjatë tre viteve të ardhshme.
Pentagoni në shkurt publikoi video nga “Mj Ejbrams” të përsosur ku shihet se tanku është sendërtuar me sistem për mbrojtje aktive “Trofi HV”, të disenjuar nga kompania izraelite “Rafael Advensed Difens Sistems”.
SHBA-ja në vitin 2020 planifikon rritjen e shpenzimeve për mbrojtje deri në 750 miliardë dollarë. (koha.mk)