Uashingnton, 13 janar – SHBA-ja e ka kryer ekzekutimin e parë federal të gruas pas pothuajse shtatë dekadave, kumtoi Ministria amerikane e Drejtësisë.
“Pesëdhjetë e dy vjeçarja Lisa Montgomeri u ekzekutua në burgun amerikan Tere Haut në përputhje me dënimin i propozuar njëzëri nga prokuroria federale dhe i shqiptuar nga Gjykata e qarkut të SHBA-së për Qarkun Perëndimor në vitin 2007”, theksohet në kumtesë.
Gjykata e lartë e SHBA-së sot miratoi se dënimi me vdekje i shtyrë më parë për gruan e parë në 70 vjet mund të zbatohej. Një gjykatë në shtetin amerikan të Indiana ka shtyrë ekzekutimin federal të dënimit me vdekje të të dënuarit Lisa Montgomeri për shkak të problemeve të shëndetit mendor.
Lisa Montgomeri u shpall fajtore për kryerjen e vrasjes brutale të një gruaje shtatzënë në vitin 2004. Dënimi ishte planifikuar më parë të kryhej më 8 dhjetor të vitit 2020 në Indiana me një injeksion vdekjeprurës.