Sot rifillojmë zyrtarisht punën në Ambasadën e SHBA-së në Kiev. Populli ukrainas, me ndihmën tonë të sigurisë, po e mbron me sukses atdheun e tij kundër një pushtimi të paprovokuar të Rusisë”, thuhet në kumtesën e sekretarit shtetëror amerikan, Entoni Blinken që e transmetoi nga Departamenti i Shtetit.
Sipas Zërit të Amerikës, në dokument theksohet se pas tre muajsh mbi Ambasadë valëvitet sërish flamuri amerikan.
“Ne qëndrojmë me krenari dhe vazhdojmë të mbështesim qeverinë dhe popullin e Ukrainës teksa mbrojnë vendin e tyre nga lufta brutale agresive e Kremlinit”, thuhet në kumtesën.
Ambasada amerikane u mbyll më 14 shkurt, dhjetë ditë para fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.