SHBA-ja sot e dënoi “përdorimin e pajustifikuar të forcës vdekjeprurëse” në valën e fundit të dhunës gjatë protestave në Hong-Kong, dhe u bëri thirrje policisë dhe qytetarëve ta qetësojnë situatën, kumtoi një zyrtar i lartë i administratës së presidentit amerikan, Donald Tramp.
“Policia dhe qytetarët në Hong-Kong kanë për përgjegjësi ta qetësojnë situatën dhe t’i shmangin përplasjet e dhunshme”, tha zyrtari i administratës së Trampit i cili dëshiron të ngelë anonim, transmetojnë mediat britanike.
Një burri dje iu vu flaka në Hong-Kong, ndërsa paraprakisht policia e qëlloi një djalë, gjatë eskalimit të dhunës në protestat antiqeveritare, që zgjasin tashmë pesë muaj.
Personi që iu vu flaka u pranua në spital në gjendje kritike. Mediat publikuan edhe një video në të cilën shihet se si burri debaton me një grup të rinjsh, pas së cilës njërin prej tyre e lyen me një materie dhe ia vë flakën, transmetojnë mediat amerikane. Burri i paidentifikuar dhe i paarmatosur gjoja të rinjve ju tha “ju nuk jeni kinezë”, pas së cilës njeri nga grupi e lyen dhe ia vë flakën.
Paraprakisht u paraqit edhe një video nga incidenti tjetër më serioz, në të cilin një polic e qëllon një djalë 21-vjeçar gjatë përplasjes me demonstruesit, të cilët herët në mëngjes e bllokuan metronë dhe të gjithë rrugët e tjera në qendër të qytetit.
Djali u transferua në spital dhe pas operacionit ai më nuk është në rrezik për jetën. l