Uashington, 26 shkurt – Gazeta amerikane “Uashington Post” javën e kaluar kumtoi se disa pjesëtarë të personelit diplomatik amerikan i janë ankuar Departamentit të Shtetit se u janë ekspozuar testimeve anale me strisho për përcaktimin e pranisë së koronavirusit.
Portali i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Zhao Lian e mohoi këtë dhe atëherë deklaroi se “Kina asnjëherë nuk ka kërkuar nga diplomatët amerikanë të testohen me strisho anale”.
“Departamenti i shtetit asnjëherë nuk u pajtua me këtë lloj të testimit dhe ne drejtpërdrejtë jemi duke protestuar ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës kur e mësuam se një pjesë e personelit ka qenë i ekspozuar ndaj një testi të tillë”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të shtetit për portalin amerikan Vajs .
Është veçanërisht interesante që zëdhënësi amerikan tha se Pekini e ka siguruar Uashingtonin se testimi është zbatuar “gabimisht” dhe se personeli diplomatik është liruar nga testimi anal, që është i obligueshëm për pasagjerët të cilët vijnë në disa pjesë të Kinës. Kjo do të thotë se zëdhënësi kinez ka gënjyer dje kur i ka mohuar akuzat e tilla, theksojnë mediat amerikane.
Mjekët kinezë vlerësojnë se kjo metodë e testimit është më e saktë nga strishot nga hunda, gjegjësisht me më pak rezultate të rreme negative – edhe krahas faktit se kjo strisho është, nënkuptohet, më pak i pakëndshëm dhe më intensiv, transmeton Indeksi kroat.
Testimi anal është i nevojshëm në disa rajone kineze edhe për personat në karantinë.
Komisioni shëndetësor nacional kinez kumtoi se në disa raste, koronavirusi mundet më lehtë të zbulohet në ekzemplarë analë sesa në ekzemplarë nga strishot nga hunda dhe fyti. Megjithatë, e pranoi se strishot anale nuk janë të qëlluara për testime masive për shkak të ndjenjës së pakëndshme.